Për titullin e fituar kampion, futbollistët e FK Vardar do të ndajnë një premi prej 250 mijë eurosh. Klubi do të organizojë edhe një festë për titullin kampion, ku do të mund të marrë pjesë kushdo që dëshiron. Festa do të mbahet pas ndeshjes së fundit të kampionatit kundër KF Shkëndija.
Pas kësaj ndeshjeje, futbollistët e Vardarit do të shkojnë në pushim, ndërsa rikthimi në stërvitje është caktuar më 8 qershor, kur do të nisnin përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
Pjesa kryesore e përgatitjeve do të zhvillohet në Norcia, Itali. Ndërkohë, drejtuesit e klubit pritet të angazhojnë disa përforcime të reja për të krijuar një ekip më të fortë për sfidat evropiane dhe mbrojtjen e titullit sezonin e ardhshëm.
Goce Sedloski do ta drejtojë Vardarin për herë të fundit në ndeshjen kundër Shkëndijës, ndërsa më pas drejtimin e skuadrës do ta marrë argjentinasi Cristian Fabiani.
