LAJME
Heshtja e familjes Jasharaj pas verdiktit të Hagës – pse nuk pati asnjë reagim?Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëHeshtja e familjes Jasharaj pas verdiktit të Hagës – pse nuk pati asnjë reagim?Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-së
Lajmi ditës

Lista e re e Forbes, Samir Mane thyen rekordin duke arritur 1.9 miliardë $ pasuri

Lista e re e Forbes, Samir Mane thyen rekordin duke arritur 1.9 miliardë $ pasuri

Nëse një vit më parë, Samir Mane hyri për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes, këtë vit, ai e ka shtuar me 500 milionë dollarë amerikanë pasurinë e tij, sipas të dhënave që publikoi revista globale, raporton noa.al.

Biznesmeni i njohur shqiptar, ortak i vetëm i disa shoqërive tregtare dhe një grupi të madh biznesi, në listën e miliarderëve Forbes 2026 rezulton në vendin e 2.177 mes 3.428 miliarderësh.

Vitin e kaluar Forbes regjistroi 2.933 miliarderë dhe Mane ishte në vendin e 2.356.

Për vitin 2026, sipas Forbes, Samir Mane, 58 vjeç, ka thyer rekordin e tij duke arritur të rrisë pasurinë në 1.9 miliardë dollarë ose gati 162 miliardë lekë të rinj.

“Samir Mane është themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, një konglomerat investimesh me seli në Tiranë, Shqipëri”, thotë Forbes.

Ndërsa shton: BALFIN zotëron qendra tregtare, rrjete dyqanesh elektronike dhe lodrash në Ballkanin Perëndimor, si dhe një bankë dhe projekte të pasurive të paluajtshme luksoze në Shqipëri.

Mane u largua nga regjimi komunist i Shqipërisë në vitin 1991 dhe u vendos në Austri si refugjat. Në vitin 1993, ai nisi të shiste pajisje elektroshtëpiake në Shqipëri.

Në vitin 1998 themeloi Neptun, një rrjet dyqanesh elektronike në Shqipëri, ndërsa në vitin 2005 u kthye në vend për të hapur qendrën e parë tregtare moderne në Shqipëri.

BALFIN zotëron gjithashtu pasuri të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Austri, si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.

Ndaj / Сподели