LAJME
E dhimbshme – Raportohet se një person ka ndërruar jetë në aksidentin me motor në rrugën e pllastikave në Shkup?!Aksident i rëndë në rrugën e Plastikave në Shkup, motoçiklisti dërgohet me urgjencë në Spitalin e Qytetit, ja detajetSKANDAL në qiellin e maqedonisë: Humbet komunikimi me avionët, mbyllen disa korridore ajrore – ja detajetGruevski ka shtetësi hungareze që në vitin 2022, kthimi në Maqedoni është një mision i pamundurEKSKLUZIVE: Dështojnë bisedimet mes ASH-së së Selës dhe VLEN-it për t’u bërë pjesë e qeverisë, ja çfarë postesh ka kërkuar Ziadin SelaLista e re e Forbes, Samir Mane thyen rekordin duke arritur 1.9 miliardë $ pasuriIshte duke u kthyer nga mbrëmja e maturës, humb jetën 18 vjeçariGjendet pa shenja jete 23 vjeçari tetovar që jetonte në mërgim, ja detajetE dhimbshme – Raportohet se një person ka ndërruar jetë në aksidentin me motor në rrugën e pllastikave në Shkup?!Aksident i rëndë në rrugën e Plastikave në Shkup, motoçiklisti dërgohet me urgjencë në Spitalin e Qytetit, ja detajetSKANDAL në qiellin e maqedonisë: Humbet komunikimi me avionët, mbyllen disa korridore ajrore – ja detajetGruevski ka shtetësi hungareze që në vitin 2022, kthimi në Maqedoni është një mision i pamundurEKSKLUZIVE: Dështojnë bisedimet mes ASH-së së Selës dhe VLEN-it për t’u bërë pjesë e qeverisë, ja çfarë postesh ka kërkuar Ziadin SelaLista e re e Forbes, Samir Mane thyen rekordin duke arritur 1.9 miliardë $ pasuriIshte duke u kthyer nga mbrëmja e maturës, humb jetën 18 vjeçariGjendet pa shenja jete 23 vjeçari tetovar që jetonte në mërgim, ja detajet
Lajmi ditës

Gruevski ka shtetësi hungareze që në vitin 2022, kthimi në Maqedoni është një mision i pamundur

Gruevski ka shtetësi hungareze që në vitin 2022, kthimi në Maqedoni është një mision i pamundur

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka marrë shtetësi hungareze në vitin 2022, mbi bazën e “interesit shtetëror të Hungarisë”, ka njoftuar portali hulumtues VSquare, duke iu referuar një burimi në qeverinë hungareze. Sipas një burimi tjetër qeveritar, besohet se ai ende ndodhet në Budapest, gjë që e bën ekstradimin e tij pothuajse të pamundur. Kjo çështje u hap pasi Peter Magyar fitoi zgjedhjet në Hungari dhe deklaroi se Hungaria nuk do të jetë strehë për kriminelët ndërkombëtarë, duke e përmendur edhe Gruevskin.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se Qeveria nuk ka informacione nëse Gruevski ka shtetësi hungareze. “Ne nuk kemi një informacion të tillë”, tha Mickoski.

Dy nga “banorët” më të njohur të një sistemi të tillë reaguan menjëherë dhe e braktisën vendin. Ish-ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro, i cili mori azil pas arratisjes në Hungari në vitin 2025, u pa në aeroportin “Newark Liberty” në SHBA në maj të këtij viti.

Por, pozita e Gruevskit është dukshëm më e sigurt se ajo e të arratisurve polakë, shkruan VSquare. Ndërsa azili politik mund të hiqet, heqja e shtetësisë është një procedurë juridike shumë më e vështirë. Kjo i siguron atij një nivel mbrojtjeje që e bën imun ndaj premtimeve të Magyarit për ekstradim.

Heqja e shtetësisë do të kërkonte të provohej se ajo është fituar me mashtrim ose korrupsion. Në rastin e dytë – duke pasur parasysh se është dhënë për shkak të “interesit shtetëror”, prokuroria do të duhej të provonte përfshirjen e përfaqësuesve më të lartë të qeverisë së Viktor Orbanit.

Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut në nëntor të vitit 2018, pak para se të fillonte vuajtjen e një dënimi me burg prej dy vitesh në rastin “Tank”, një vendim gjyqësor për korrupsion që lidhej me blerjen e një veture luksoze të blinduar “Mercedes”, me vlerë 600 mijë euro.

Ndaj / Сподели