Një defekt serioz teknik në radio-stacionin kryesor në Solunska Gllava ka shkaktuar kufizime dhe mbyllje të një pjese të korridoreve ajrore në lartësi më të ulëta në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, mëson 4news.
Sipas njoftimeve zyrtare ajrore (NOTAM), Kontrolli i Fluturimeve në Shkup, , është përballur me probleme serioze në infrastrukturën e komunikimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin normal të trafikut ajror.
Një kontrollor fluturimesh nga M-NAV, në bisedë për 4news.mk, ka zbuluar se në një moment sinjali i komunikimit është humbur plotësisht. Shqetësim shtesë paraqet fakti se aktualisht nuk ekziston një sistem rezervë funksional që mund të aktivizohet menjëherë.
Në njoftimet NOTAM, ku 4news.mk ka pasur qasje, thuhet se për shkak të ndërprerjes së lidhjes mikrovalore me radio-stacionet IP, antena kryesore VHF në Solunska Gllava është nxjerrë jashtë përdorimit. Pasojat konsiderohen serioze – mbulim dukshëm i reduktuar radiofonik dhe mundësi për humbje të plotë të komunikimit me avionët që fluturojnë nën 4.100 metra lartësi.
Problemi nuk kufizohet vetëm në lartësitë e ulëta. Në pjesën jugore dhe jugperëndimore të vendit, veçanërisht pranë kufijve me dhe , ekziston rreziku i humbjes së komunikimit me kontrollin e fluturimeve në Shkup edhe për fluturime nën 5.900 metra.
Për shkak të situatës, janë ndërmarrë masa urgjente sigurie. Korridoret ajrore në rajonin kritik nën 4.100 metra janë mbyllur për qarkullim, ndërsa avionët po ridrejtohen në lartësi më të mëdha ku komunikimi mund të mbahet përmes radio-stacioneve të tjera.
Defekti ndikon drejtpërdrejt edhe në funksionimin e aeroportit . Rrugët standarde të arritjes, të cilat mbështeten në radio-farin në Pepelishte, aktualisht nuk janë të disponueshme. Gjithashtu, avionët që nisen nga Ohri nuk lejohen të përdorin procedurat standarde të ngritjes nëse nuk arrijnë lartësi mbi 6.100 metra para pikave të caktuara naviguese.
Kufizime janë vendosur edhe për përdorimin e zonës ushtarake dhe stërvitore TSA01, e cila tani mund të përdoret vetëm në një interval të përcaktuar lartësie ndërmjet 6.100 dhe 7.300 metrave.
Shqetësim shtesë shkakton edhe fakti se radari kryesor sekondar i mbikëqyrjes (MSSR) në Shkup është jashtë funksionit tashmë tre muaj. Sipas të dhënave zyrtare ajrore, radari nuk funksionon që nga 28 marsi 2026 dhe pritet të mbetet jashtë përdorimit deri më 28 qershor 2026.
4news.mk ka kontaktuar edhe , nga ku kanë deklaruar se nuk kanë kompetencë të drejtpërdrejtë për rastin. Pyetje janë dërguar edhe te dhe M-NAV, por deri në momentin e publikimit nuk është marrë përgjigje zyrtare.
Nga Agjencia e Aviacionit Civil kanë theksuar për 4news.mk se informacionet dhe sqarimet fillestare duhet të kërkohen nga M-NAV, si institucioni përgjegjës për menaxhimin e trafikut ajror në vend./Tema.mk/
Lajmi ditës
SKANDAL në qiellin e maqedonisë: Humbet komunikimi me avionët, mbyllen disa korridore ajrore – ja detajet
