Një aksident i rëndë trafiku është raportuar sonte në zonën e njohur si “Plastikat” në Shkup, ku sipas informacioneve jozyrtare, një person ka humbur jetën, përcjellë Tema.mk.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se në aksident është përfshirë një motoçikletë, ndërsa një person tjetër i lënduar është dërguar me urgjencë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku po trajtohet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia dhe ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
