LAJME
Edukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të PodujevëEdukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Lajmi ditës

Xhensila Myrtezaj sjell spektakël në Tetovë në Tetova n’Festë

Xhensila Myrtezaj sjell spektakël në Tetovë në Tetova n’Festë

Një nga emrat më të suksesshëm dhe më të dashur të muzikës shqiptare, Xhensila Myrtezaj, do të jetë ylli i mbrëmjes në koncertin madhështor “Netët Rinore”, që organizohet në kuadër të manifestimit “Tetova n’Festë”.

Nga ora 17:00 sipas parashikimeve pritet që moti të përmirësohet dukshëm dhe të jetë gjithçka gati për mbrëmjen madhështore.

Artistja, e njohur për hitet e saj të shumta dhe performancat spektakolare, do të ngjitet në skenën e ngritur në Bulevardin “Boris Kidriç” më 27 korrik, duke filluar nga ora 20:30, ku pritet të interpretojë disa nga këngët e saj më të njohura para publikut tetovar.

Përveç Xhensila Myrtezajt, atmosfera festive do të pasurohet edhe me performancat e Rilind Alimanit, Fjolla Ibrahimit, Fjolla Jahiut, Labinot & Lulesës, si dhe me ritmet e DJ Ginger, duke e shndërruar mbrëmjen në një festë të madhe muzikore për të gjitha moshat.

“Netët Rinore” janë një nga ngjarjet më të rëndësishme të programit “Tetova n’Festë”, që synon të sjellë artistët më të njohur shqiptarë dhe t’i ofrojë qytetit një verë të mbushur me muzikë, kulturë dhe argëtim.

Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët dhe vizitorët të bëhen pjesë e këtij koncerti, ku pritet një pjesëmarrje e madhe dhe një atmosferë e jashtëzakonshme, me Xhensila Myrtezajn si protagonisten kryesore të mbrëmjes.

Ndaj / Сподели