LAJME
Çmimet e naftës rriten për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe rreziqeve për furnizimin nga LibiaVuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitRama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orëAlbulena Haxhiu të martën në Shkup, takon Mickoskin, Siljanovskën dhe GashinGruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tijEdi Rama në vend që të dorëhiqet vet, jep urdhër për shkarkimin e të gjithë drejtorëve!Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektinAgim Islamit të rastit “Alfa” që gjendet në burg – raportohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore!Çmimet e naftës rriten për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe rreziqeve për furnizimin nga LibiaVuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitRama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orëAlbulena Haxhiu të martën në Shkup, takon Mickoskin, Siljanovskën dhe GashinGruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tijEdi Rama në vend që të dorëhiqet vet, jep urdhër për shkarkimin e të gjithë drejtorëve!Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektinAgim Islamit të rastit “Alfa” që gjendet në burg – raportohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore!
Lajmi ditës

Mickoski: Do të shfuqizohet posti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë

Mickoski: Do të shfuqizohet posti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se posti i zëvendëskryeministrit të ngarkuar për qeverisje të mirë do të shfuqizohet, ndërsa kompetencat e këtij resori do të kalojnë drejtpërdrejt nën Kabinetin e Kryeministrit.
Në një intervistë për Telma, në prag të mbledhjes së sontme të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Mickoski deklaroi se koncepti i qeverisjes së mirë mbetet i rëndësishëm, por vlerëson se do të jetë më efikas nëse menaxhohet drejtpërdrejt nga Kabineti i Kryeministrit.

“Në kabinetin tim ka një sekretar të ngarkuar për ndjekjen e zbatimit të programit qeveritar dhe politikave, ndaj vlerësoj se ai mund të jetë përgjegjës edhe për çështjet që lidhen me qeverisjen e mirë. Kështu, Qeveria do të ketë një anëtar më pak në nivel të zëvendëskryeministrave, duke dërguar një mesazh për organizim më racional”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Ai njoftoi se në mbledhjen e sontme të Komitetit Ekzekutiv do t’i informojë anëtarët edhe për bisedimet lidhur me zgjerimin e koalicionit qeveritar me Partinë Demokratike të Turqve, e cila aktualisht është pjesë e koalicionit Fronti Evropian dhe ka një deputet në Kuvend.
“Pres që bisedimet të përfundojnë me sukses. Po negociojmë për një bashkëpunim që do të zgjasë deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale në vitin 2029. Në këtë mënyrë do të formohet kabineti i ri qeveritar”, tha Mickoski.

Ndaj / Сподели