Lajmi ditës

Sejdiu: Bërvenica dëshmoi se VLEN nuk ka tradhtuar shqiptarët, pa votat tona nuk do të fitonte Arkin Jahiji!

Sejdiu: Bërvenica dëshmoi se VLEN nuk ka tradhtuar shqiptarët, pa votat tona nuk do të fitonte Arkin Jahiji!

Eksponenti i lartë i VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka deklaruar se rezultati zgjedhor në Bërvenicë është dëshmi se VLEN nuk i ka tradhtuar votuesit shqiptarë, duke theksuar se fitorja e Arkin Jahijit të AKI-së nuk do të ishte e mundur pa votat e VLEN-it.Duke folur në emisionin “Click plus” në TV21, Sejdiu tha se mbështetja e dhënë në raundin e dytë dëshmon se shqiptarët kanë vepruar në interes të përbashkët.“Bërvenica është dëshmi e qartë se VLEN nuk ka tradhtuar dhe këtë e dëshmuam mbrëmë, sepse pa votat e VLEN-it nuk do të mundej të fitojë Arkin Jahiji i AKI-së”, deklaroi Sejdiu.Ai përmendi edhe veprimin e Jakup Huseinit, i cili sipas tij kishte shkuar në shtabin e AKI-së për t’i uruar sukses kandidatit fitues.“Qytetarët e lexuan qartë. Atë që duhet ta bëjmë si shqiptarë e kemi bërë dhe shqiptarët ia dhanë votën kryetarit aktual të Bërvenicës”, u shpreh Sejdiu, njëherësh kryetar i Zhelinës.Ai gjithashtu rikujtoi rastin e zgjedhjeve presidenciale, duke kritikuar BDI-në për mungesën e mbështetjes ndaj kandidatit shqiptar, Blerim Reka.“Kur kishim rastin e Blerim Rekës për president, BDI nuk e përkrahu kandidatin shqiptar. Pse BDI nuk doli të na mbështesë as tërthorazi, kur ne ishim në garë në raundin e dytë vitin e kaluar në Bërvenicë?”, theksoi Sejdiu.

Ndaj / Сподели