Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate në rrugën komunale Ilinden–Milladinovc, pranë bazës policore Brest, e cila ndodhet në kuadër të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, raporton Tema.mk
Sipas Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, në aksident janë përplasur drejtpërdrejt një “Opel Corsa” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga një 19-vjeçar nga Kumanova, dhe një “Hyundai i30”, i drejtuar nga një 51-vjeçar nga Marino.
Në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën drejtuesi 51-vjeçar i “Hyundai”-it dhe djali i tij 18-vjeçar.
