Lajmi ditës

Avokati i Erjon Veliajt: Rama sot më ka telefonuar – më ka sharë dhe kërcënuar!

Avokati i Erjon Veliajt: Rama sot më ka telefonuar – më ka sharë dhe kërcënuar!

Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka telefonuar dhe e ka kërcënuar gjatë një komunikimi të tensionuar.Ndreca tha se mes tij dhe kryeministrit ka pasur shkëmbime sharjesh dhe se një komunikim i tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së hënë. Sipas Ndrecës, përplasja lidhet me marrëdhëniet mes Ramës dhe Veliajt.

“Unë kam pasur një komunikim të tensionuar me kryeministrin. Edhe sot. Kam pasur telefonatë me kërcënime e sharje reciproke. Të tensionuar. Nuk është mirë t’i nxjerr, por jam i detyruar. Jam dëshmitar vetë dhe kam komunikime me kryeministrin. Rama më ka telefonuar dhe ka treguar pakënaqësitë e tij ndaj meje si këshilltar politik. Më ka thënë: “Ti ke nxitur pavarësinë e Veliajt ndaj meje”, – u shpreh Ndreca.

Ndaj / Сподели