Portali Tema.mk kërkon ndjesë publike për lajmin e publikuar pak më herët me titull: “Aksident në rrugën industriale, një person është goditur nga vetura – shihet edhe një karrocë fëmijësh?!” Pas publikimit të lajmit, nga burime zyrtare jemi informuar se në vendin e ngjarjes nuk bëhej fjalë për një aksident trafiku, por për një situatë krejtësisht tjetër.
Për shkak të informacionit fillestar të pasaktë, Tema.mk kërkon falje të sinqertë nga të gjithë lexuesit për keqinformimin dhe çdo shqetësim të mundshëm të shkaktuar nga publikimi i këtij lajmi. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj informimit të drejtë, të saktë dhe profesional të publikut.
Me respekt, Redaksia e Tema.mk
