Më 19.05.2026 rreth orës 22:30, zyrtarët policorë nga Njësia Policore e Kamenjanit kanë privuar nga liria N.M. (27) nga fshati Siniçan i Tetovës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli në komunikacion në rrugën rajonale Tetovë–Gostivar, pranë fshatit Pallçisht i Poshtëm, ku është ndaluar një veturë “Audi A6” me targa të Tetovës. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit ka refuzuar të paraqesë dokumentet e kërkuara, pas çka është shoqëruar në stacionin policor, ku fizikisht ka sulmuar një zyrtar policor.
Në të njëjtin rast janë arrestuar edhe bashkëudhëtarët S.S. (28) dhe A.A. (35), të dy nga fshati Reçicë e Madhe, pasi nuk kanë vepruar sipas urdhrave të policisë dhe nuk kanë dhënë dokumente për identifikim.
Lajmi ditës
Sulmohet një polic në Tetovë, ja detajet
