Lajmi ditës

“Forumi për sfidat ekologjike në Tetovë”, Memishi: Drejt një mjedisi më të pastër edhe në Tearcë

“Forumi për sfidat ekologjike në Tetovë”, Memishi: Drejt një mjedisi më të pastër edhe në Tearcë

Në Tetovë u mbajt forumi me temë “Identifikimi i sfidave ekologjike në Komunën e Tetovës”, i organizuar nga organizata “Multikultura”, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përfshirja aktive e qytetarëve dhe organizatave në mbrojtjen e mjedisit.
Në këtë forum morën pjesë ministri i Ambientit Jetësor, Muhamed Hoxha, si dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Gjatë diskutimeve u trajtuan sfidat aktuale në fushën e mjedisit, duke u theksuar nevoja për veprime konkrete dhe koordinim më efikas ndërmjet institucioneve për të arritur rezultate të qëndrueshme dhe afatgjate.

Lidhur me këtë aktivitet ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, i cili theksoi se Tearca mbetet e përkushtuar në ndërtimin e politikave të përgjegjshme dhe në ndërmarrjen e hapave konkretë drejt një mjedisi më të pastër dhe një të ardhmeje më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.

Ndaj / Сподели