Nuk ka ekzistuar asnjë marrëveshje mes koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE-së për të votuar kandidatin e tyre në zgjedhjet lokale në Bërvenicë. Sipas burimeve të portalit Tema.mk nga të dyja kampet politike, si nga VLEN ashtu edhe nga VMRO-DPMNE, nuk ka pasur asnjë lloj marrëveshjeje apo koordinimi politik për mbështetjen e kandidatit në këtë komunë.
Edhe pse VMRO akuzon VLEN për humbjen e Bërvenicës, një marrëveshje e tillë politike nuk ka ekzistuar dhe votuesit kanë votuar të lirë.
