LAJME
EDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor JanushevitEDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor Janushevit
Lajmi ditës

Adnan Azizi: BDI-së i është bërë e padurueshme opozita, koha e tyre ka mbaruar

Adnan Azizi: BDI-së i është bërë e padurueshme opozita, koha e tyre ka mbaruar

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kërkesave të BDI-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke vlerësuar se kjo kërkesë vjen si pasojë e pamundësisë së kësaj partie për t’u përballur me rolin e opozitës. Azizi thotë se prioriteti i pushtetit aktual mbeten projektet infrastrukturore që, sipas tij, ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.Sipas Azizit, BDI-ja për vite me radhë e ka konsideruar pushtetin si qëllimin kryesor politik, ndërsa tani, përballë humbjes së pushtetit, po kërkon zgjedhje të parakohshme. Ai thekson se qeveria nuk do të ndalojë projektet strategjike për shkak të kërkesave politike të opozitës, duke veçuar Korridorin 8, rrugën Shkup–Bllacë dhe rrugën Tetovë–Prizren.“BDI-ja po kërkon zgjedhje të parakohshme sepse opozita i është bërë e padurueshme. Për vite me radhë e kanë parë pushtetin si qëllim, ndërsa sot e kanë kuptuar se pa pushtet nuk kanë ardhmëri si grupacion politik.Por prioriteti ynë sot janë projektet që ndryshojnë jetën e qytetarëve: Korridori 8, rruga Shkup–Bllacë dhe rruga Tetovë–Prizren.Ne nuk do t’i ndalim këto projekte për t’i bërë qejfin BDI-së.Kurdo që të ketë zgjedhje, shqiptarët do të japin përgjigjen e tyre. Dhe ajo përgjigje do të jetë e qartë: shqiptarët nuk kthehen më te politika e vjetër, te keqpërdorimi i pushtetit dhe te një kastë që për vite me radhë e përdori përfaqësimin e shqiptarëve për pasurimin e individëve.BDI-ja duhet ta pranojë realitetin: koha e tyre ka mbaruar”, ka deklaruar Azizi.Azizi vlerëson se zgjedhjet, kurdo që të mbahen, do të jenë momenti kur qytetarët shqiptarë do të japin verdiktin e tyre politik. Ai paralajmëron se VLEN do të vazhdojë fokusin te projektet infrastrukturore dhe zhvillimi, duke kundërshtuar çdo tentativë për ndërprerjen e tyre për interesa politike.

Ndaj / Сподели