Lajmi ditës

Bullgaria fiton Eurovisionin për herë të parë me “Bangaranga”

Bullgaria fiton Eurovisionin për herë të parë me “Bangaranga”

Mbrëmja finale e Eurovision Song Contest 2026 në Vjenë solli një moment që do të mbahet mend gjatë në historinë e festivalit.

Pas numërimit dhe verifikimit të të gjitha votave, sytë e publikut në Wiener Stadthalle dhe të miliona shikuesve në mbarë botën ishin drejtuar nga skena, ku prezantuesit Victoria Swarovski dhe Michael Ostrowski zbuluan emrin e fitueses.

Triumfi i madh shkoi për DARA-n, e cila përfaqësoi Bullgarinë me këngën energjike “Bangaranga”. Me plot 516 pikë, artistja i dha vendit të saj fitoren e parë në historinë e Eurovisionit, duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në edicionin e 70-të të garës.

Ndaj / Сподели