Lajmi ditës

Rrokulliset vetura afër kazermës “Erebinë”, fshati Zhelinë

Rrokulliset vetura afër kazermës “Erebinë”, fshati Zhelinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të kazermës “Erebinë”, pranë fshatit Zhelinë, ku një veturë është rrokullisur nga shkaqe ende të panjohura, mëson Tema.mk.


Sipas informacioneve fillestare, në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e policisë, të cilat po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Për shkak të aksidentit, komunikacioni në këtë segment rrugor po zhvillohet me vështirësi dhe me ndërprerje të herëpashershme./Tema.mk/

Ndaj / Сподели