Lajmi ditës

Sot vendimi i Qeverisë për uljen e dizelit, ja për sa denarë

Sot vendimi i Qeverisë për uljen e dizelit, ja për sa denarë

Kryeministri Hristijan Mickoski pret stabilizim të çmimeve dhe lirshmëri të karburantit dizel për 6,5 denarë.

Ai dje paralajmëroi se sot (e diel) do të ketë një mbledhje online të qeverisë, ku do të merret vendimi.

“Sipas llogaritjeve tona, bazuar në analizat se si kanë lëvizur çmimet në bursat botërore gjatë dy javëve të kaluara, përkatësisht në gjysmën e dytë të majit, dhe si kanë lëvizur çmimet gjatë javës së kaluar, presim që ato ngadalë por me siguri të stabilizohen edhe tek ne. Domethënë, shkalla e deritanishme e preferenciale për benzinën nga 10 të kthehet në 18 për qind, ndërsa në pjesën e akizave do të mbetet ulja prej dy denarë për litër për dizelin dhe për benzinën pa plumb 95 dhe 98 oktan, pasi mesatarja e dizelit dhe benzinës pa plumb në gjysmën e dytë të majit lëvizi midis 1.000 dhe 1.200 dollarë për fuçi.

Po negociojmë me “Okta” për të parë se si do të jetë. Ndoshta nga atje mund të marrim një zbritje shtesë të paktën për gjysmën e parë të qershorit. Kur t’i kemi parasysh të gjitha këto masa, atëherë pres që çmimi i benzinës të mbetet i njëjtë ose të ketë një rritje të vogël prej gjysmë denari, ndërsa dizeli të lirohet për rreth 6 e gjysmë denarë, 6 deri në 6,5 denarë. Përafërsisht këto janë shifrat që tregojnë llogaritjet tona, ndërsa do të shohim se si do të bëjë përllogaritjen rregullatori” theksoi Mickoski. Sipas tij, periudha prej tre muajsh ishte dinamike, por Qeveria e ruajti stabilitetin e çmimeve.(INA)

Ndaj / Сподели