Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar pas rezultateve zgjedhore në Komunën e Bërvenicës, duke falënderuar qytetarët që e mbështetën kandidatin e tij, por edhe ata që votuan për kundërkandidatët.Mickoski, në një reagim publik, ka deklaruar se mbështetja për kandidatin e tij është rritur nga 3.000 vota në raundin e parë në 4.200 vota, ndërsa në krahasim me zgjedhjet parlamentare është shënuar një rritje prej 1.300 votash.Megjithatë, ai ka pranuar se kjo rritje nuk ka qenë e mjaftueshme për të siguruar fitoren e plotë.Duke komentuar garën, Mickoski ka thënë se përballë tyre ishin faktorë të ndryshëm, duke përmendur mbështetjen demografike, kartën kombëtare dhe, siç i quajti ai, disa “kuaj trojanë” për devijimin e votave.Në fund, kryeministri ka theksuar se të gjithë banorët e Bërvenicës do ta kenë mbështetjen e Qeverisë, pavarësisht se për kë kanë votuar.“Një Bërvenicë për të gjithë është më shumë se një koncept, është mënyrë e të vepruarit”, ka shkruar Mickoski.
Lajmi ditës
Mickoski: Në Bërvenicë kishim përballë edhe “kuaj trojanë” që devijuan votat
