Lajmi ditës

Moment emocionues në Bërvenicë, babai i Arkin Jahijit ia uron fitoren djalit të tij

Moment emocionues në Bërvenicë, babai i Arkin Jahijit ia uron fitoren djalit të tij

AKI dhe kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji kanë shpallur fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Pas numërimit të votave në shtab, ka shpërthyer festa, ndërsa Jahiji i shoqëruar nga funksionarë të tjerë të AKI-së kanë marshuar nëpër rrugët e Bërvencës.

Një moment i veçantë është kapur nga kamerat, ku shihet babai i Jahijit, i cili e përqafon dhe ia uron fitoren.

Ndryshe, pritet që KSHZ të publikojë rezultatet përfundimtare dhe të shihet se sa ka qenë diferenca në mes dy kandidatëve, Arkin Jahiji dhe Stojanço Radiçevski.

Ndaj / Сподели