Një incident është regjistruar në rrugën “Ilinden” në Tetovë.
Sipas policisë, S.R. (58) nga Republika e Shqipërisë, shofer i një minibusi, ka raportuar se rreth orës 17:00 është sulmuar fizikisht nga një pasagjer, M.K., po ashtu nga Shqipëria.
Pas debatit, pasagjeri ka dalë nga automjeti dhe me një send të fortë ka dëmtuar xhamin e përparmë dhe pasqyrën e minibusit.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.
Tetova1
