Një aksident trafiku ka ndodhur pak orë më parë në Tetovë, pranë selisë së Lëvizjes BESA, ku një veturë e tipit “BMW” është përplasur me kontenjerët e mbeturinave, njofton Pacensure.
Si pasojë e përplasjes, kontenjerët janë zhvendosur dhe janë shkaktuar dëme materiale. Deri në këto momente nuk dihen shkaqet që çuan deri te aksidenti, ndërsa nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar.
