Një histori frymëzuese suksesi po merr gjithnjë e më shumë përmasa në Danimarkë. Besim Bexheti, me origjinë nga Uzurmishti, është shndërruar në një shembull konkret se si puna, përkushtimi dhe vizioni mund të sjellin rezultate të mëdha, përcjell tetova1.
Ai ka arritur të ndërtojë një zinxhir të suksesshëm ëmbëltoresh me brendin “Patisserie Marie France”, i cili sot numëron rreth 10 lokale të vendosura në disa nga qendrat më të njohura në Danimarkë.
Së fundmi, me hapjen e lokalit më të ri, kjo histori suksesi ka marrë një tjetër dimension, duke shënuar një arritje që tejkalon suksesin personal dhe kthehet në krenari për gjithë komunitetin shqiptar.
Aktualisht, mbi 100 punëtorë janë të punësuar zyrtarisht në këtë rrjet biznesesh, duke e bërë atë jo vetëm të qëndrueshëm ekonomikisht, por edhe një kontribut të rëndësishëm në tregun e punës dhe në komunitet.
Rrugëtimi i Besim Bexhetit mbetet një shembull inspirues për shumë të rinj, ndërsa suksesi i tij vazhdon të rritet çdo ditë./tetova1.mk/
