Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.Takimi vjen në një moment me zhvillime të rëndësishme në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa vizita e Ramës në vend përfshin edhe takime me përfaqësuesit politikë shqiptarë.Më herët gjatë ditës, Rama së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski promovoi sistemin e integruar kufitar “One Stop Shop” në pikën kufitare të Qafë Thanës.Takimi mes Ahmetit dhe Ramës pritet të tërheqë vëmendje edhe për shkak të zhvillimeve dhe raporteve politike mes Tiranës dhe partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Lajmi ditës
Ali Ahmeti në takim me Edi Ramën
