Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përcjellë një mesazh të fortë me rastin e Kurban Bajramit, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe situatës në Gaza.
Në deklaratën e tij, Erdogan ka sulmuar ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke e cilësuar atë si “tiran” dhe duke theksuar se ai do të përballet me pasojat e veprimeve të tij.
“Tirani Netanyahu do të marrë mësimin e nevojshëm nga myslimanët, me vullnetin e Zotit”, u shpreh presidenti turk.
Deklarata e Erdoganit vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme në rajon, ndërsa ai ka qenë ndër zërat më kritikë ndaj politikave të Izraelit në Gaza.
Lajmi ditës
ERDOGAN SHPËRTHEN NDAJ NETANYAHUT PËR BAJRAM: “Tirani do ta marrë mësimin e merituar nga myslimanët!”
