Në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë inauguruar pikën e përbashkët kufitare “One Stop Shop”, në një aktivitet ku i pranishëm ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.Por, përveç rëndësisë së këtij projekti, vëmendje ka tërhequr edhe sjellja e Ramës ndaj dy liderëve të VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti. Rama i ka përshëndetur ngrohtësisht të dy liderët, duke dhënë një sinjal të dukshëm afrimi në një moment kur raportet politike mes palëve kanë qenë objekt diskutimesh .A ishte ky një sinjal për shkrirjen e akujve mes Ramës dhe VLEN-it, apo thjesht një përshëndetje protokollare në kuadër të aktivitetit zyrtar?/Tema.mk
Lajmi ditës
“Presioni i brendshëm dhe mos pasja zgjidhje tjetër”, Rama “shkrin akuj” – ia zgjatë dorën VLEN-it!
