Sot, shqiptarët kudo që jetojnë shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare, që simbolizon bashkimin kulturor, gjuhësor dhe identitar të shqiptarëve.Kjo ditë përkujton Kongresin historik të Manastirit, të mbajtur nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, ku përfaqësues të shquar të kombit shqiptar hodhën themelet e unifikimit të alfabetit të gjuhës shqipe, duke shënuar një kthesë vendimtare në historinë e arsimit, kulturës dhe ndërgjegjes kombëtare.
Këtë vit shënohet 118-vjetori i Kongresit të Manastirit, një ngjarje që mbetet simbol i unitetit kombëtar dhe i përpjekjeve të shqiptarëve për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare.Kongresi i Manastirit, ngjarja që bashkoi shqiptarët përmes gjuhësKongresi i Manastirit u mbajt në qytetin e Manastirit, sot “Bitola” në Maqedoninë e Veriut, në një periudhë kur shqiptarët përdornin disa alfabete të ndryshme për shkrimin e gjuhës shqipe.
