Lajmi ditës

Isen Asani krahë Menduh Thaçit – a po aderon në PDSH?

Isen Asani krahë Menduh Thaçit – a po aderon në PDSH?

Ish-kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani, është parë së fundmi në shoqëri të liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, duke nxitur spekulime në skenën politike nëse ai mund t’i bashkohet kësaj partie, shkruan Tema.mk.


Asani ka qenë për vite me radhë pjesë e Bashkimi Demokratik për Integrim, nga radhët e së cilës ka ushtruar tre mandate si kryetar i Komunës së Tearcës. Prania e tij pranë Thaçit ka hapur dilema në opinion nëse ish-kryetari i Tearcës po përgatitet për një angazhim të ri politik, ndoshta edhe një aderim në Partia Demokratike Shqiptare./Tema.mk

Ndaj / Сподели