Familja e dëshmorit Hajredin Arifi dje në Sellcë reagoj ashpër pasi që babai i tyre si dëshmor i rënë nuk u përmend fare as dje e as vitet e kaluara, shkruan Tema.mk. Pas një konflikti verbal të krijuar në prezenc të shumë figurave politike, disa media kanë publikuar një fotografi të familjes Arifi së bashku me kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe ish kandidatin për Tetovën, Bajram Rexhepi.
Izahir Arifi në një koment në rrjetet sociale ka deklaruar se fotografia nuk është e këtyre ditëve dhe se çështja e tyre nuk ka të bëj me politik, por ka të bëj me organizimin dhe lëshimet që bëhen vite me radhë.
Një video e djeshme e kësaj familje, ka krijuar debat në opinion në lidhje se si organizatat e dalura nga lufta i trajtojnë familjet e dëshmorëve./Tema.mk/
