Kryetari i Ali Ahmeti, gjatë ceremonisë së rikonstruimit të degës së Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Kumanovë, dërgoi mesazhe të forta politike para anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë, shkruan Tema.mk.
“Ata që më kanë provuar, e dinë se çfarë ushtar jam unë”, deklaroi Ahmeti, duke theksuar se BDI ka kaluar shumë sfida ndër vite, por ka arritur t’i tejkalojë ato falë përkushtimit dhe qëndrueshmërisë së strukturave të saj. Ai vlerësoi riorganizimin dhe forcimin e degëve partiake, duke e cilësuar Kumanovën si një nga bastionet e rëndësishme të subjektit politik.
Ahmeti theksoi se partia do të vazhdojë të jetë e angazhuar në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe në forcimin e organizimit të saj në terren, duke nënvizuar se sfidat politike nuk e kanë zmbrapsur as atë dhe as BDI-në./Tema.mk/
