Lajmi ditës

Rritet çmimi i naftës në Maqedoni, ja sa!

Rritet çmimi i naftës në Maqedoni, ja sa!

Nga mesnata e 2 nëntorit, karburantet në Maqedoninë e Veriut do të shiten me çmime të reja, pas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) për rritjen e çmimeve.Sipas vendimit, benzina shtrenjtohet për 2 denarë për litër, ndërsa dizeli për 1 denar. Rritja mesatare e çmimeve me pakicë është 1,55 për qind.Me çmimet e reja maksimale, EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 93 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të arrijë në 95 denarë, ndërsa EURODIZEL do të shitet me çmim prej 100 denarësh për litër.Ndërkohë, çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i pandryshuar, në 110 denarë për litër. Mazuti shtrenjtohet për 1,30 denarë dhe do të kushtojë 55,573 denarë për kilogram.Nga KRRE bëjnë të ditur se gjatë përcaktimit të çmimeve janë marrë parasysh lëvizjet e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, si dhe kursi i këmbimit të dollarit.KRRE thekson se bëhet fjalë për çmime maksimale, që u mundësojnë kompanive të tregtojnë karburantet edhe me çmime më të ulëta.

Ndaj / Сподели