LAJME
Riformatimi i qeverisë, Mickoski takohet me krerët e VLEN-itProtestuesit demolojnë komunën e Gostivarit, i thyejnë xhamat me grushta“Uji i pijshëm”, tensione para komunës së Gostivarit nga banorët e Debreshit, tentohet hyrja me forcë brenda objektit (VIDEO)Arrestohet 21-vjeçari nga Zhelina, ja çfarë i gjeti policiaNdryshime në pamjen e policëve në Maqedoni: Lejohen mjekrat e rregullta dhe tatuazhet!Zhelinasi fatlum, fitoi “xhekpotin” 115 mijë euro“Të pafytyrë, mashtrues, pjellë” – fjalori i degraduar i Ziadin Selës, si dikur i babait të tij shpirtëror Menduh ThaçitMinistri izraelit: I gjithë Libani të digjet, për çdo lot të derdhur të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnëRiformatimi i qeverisë, Mickoski takohet me krerët e VLEN-itProtestuesit demolojnë komunën e Gostivarit, i thyejnë xhamat me grushta“Uji i pijshëm”, tensione para komunës së Gostivarit nga banorët e Debreshit, tentohet hyrja me forcë brenda objektit (VIDEO)Arrestohet 21-vjeçari nga Zhelina, ja çfarë i gjeti policiaNdryshime në pamjen e policëve në Maqedoni: Lejohen mjekrat e rregullta dhe tatuazhet!Zhelinasi fatlum, fitoi “xhekpotin” 115 mijë euro“Të pafytyrë, mashtrues, pjellë” – fjalori i degraduar i Ziadin Selës, si dikur i babait të tij shpirtëror Menduh ThaçitMinistri izraelit: I gjithë Libani të digjet, për çdo lot të derdhur të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnë
Lajmi ditës

Fetahi: VLEN-i më ka shumë borxh 

Fetahi: VLEN-i më ka shumë borxh 

Shkruan: Arben Fetai, zv.kryeministër

Fetai: Në lidhje me lajmin e Alsat për gjoja mosmarrëveshje mes meje dhe koalicionit VLEN, sfidoj publikisht mediumin dhe burimet e tij që të dalin me fakte konkrete dhe t’i shtjellojnë këto insinuata. Le të del e vërteta në shesh e le t’i sqarohet publikut se çfarë “mosmarrëveshjesh” paska këtu.

Nëse me “mosmarrëveshje” nënkuptohet kundërshtimi im ndaj modelit të udhëheqjes së VLEN-it me dy kryetarë, atëherë po, kemi dallime thelbësore.

Ky qëndrim nuk ishte i imi si Arben, por vendim kolektiv dhe unanim i ASH-së, përfshirë deputeten Musa dhe ministrin Aliu. Të dy ata, në mbledhjet e Këshillit Drejtues të ASH-së dhe madje edhe publikisht në media, e kanë quajtur këtë model të papranueshëm për ASH-në dhe kanë thënë se propozimi është joserioz dhe as që meriton të diskutohet. Se çfarë i ka motivuar ata që brenda nate të pranojnë këtë model, pa debat dhe pa vendim të ri në Këshillin Drejtues të ASH-së nga ku kanë ikur, këtë duhet sqaruar vetë ata.

Unë gjithmonë jam udhëhequr dhe do të vazhdoj të udhëhiqem nga bindjet e mija dhe dhe nga parimet, jo nga interesat e momentit apo kalkulimet e ulëta politike.

Këtë e kam dëshmuar gjatë 10 viteve angazhim në ASH:
Kur u distancova nga hyrja e ASH-së në qeverinë SDSM-BDI nën diktatin e Selës;
Kur si shef i kabinetit të Taravarit bëra çmos që ASH të jetë themeluese e koalicionit VLEN;
Kur, si kryetar i Kuvendit të ASH-së dhe zëvendës-Kryeministër, me zemër të thyer ndava rrugët me mikun tim të ngushtë Taravarin, sepse ai zgjodhi të koalicionojë me BDI-në, duke shpëtuar kështu edhe VLEN-in edhe qeverinë.

Po ky jam edhe sot kur kërkoj që bashkimi i VLEN-it të ndërtohet jo mbi emra të përveçëm, por mbi një vizion të qartë, mbi vlera, parime dhe rregulla të përcaktuara mirë, pa imponim, pa nxitim dhe pa tradhti.

VLEN-i më ka shumë borxh personalisht, por mbi të gjitha, i ka borxh çdo aktivisti dhe çdo votuesi të ASH-së. Pa angazhimin tonë, sot nuk do të ekzistonte VLEN-i. Pa ne, BDI-ja, pa më të voglën dilemë, do të ishte kthyer në pushtet përmes skenarit për zgjedhje të dyfishta. VLEN duhet të jete mirënjohës për këtë.

E vërteta del vetëm me fakte, jo me insinuata. Jam i hapur për çdo debat të bazuar në argumente.

Ja unë them qe nuk kam patur dhe nuk kam asnjë mosmarrëveshje me liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Bekim Sali dhe Bekim Qoku. Dallime në mendime apo qasje për çështje të caktuara mund të ketë patur me ndonjërin prej tyre, siç ndodh në çdo forcë demokratike, por mosmarrëveshje me asnjerin. Le të pyetën edhe ata se çfarë mosmarrëveshje kanë patur ndonjëherë apo kanë sot me mua. Le të flasin hapur e publikisht, siç e meritojnë qytetarët. Të tjerët që shpikin “mosmarrëveshje” janë thjesht mercenarë.

Ndaj / Сподели