LAJME
Rreth 20 nxënës dhe një mësues përfundojnë te mjeku, dyshohet për helmim ose virusSulmi amerikan ndaj një anijeje të dyshuar me drogë vret tre persona në Paqësorin lindorGeorgievski: Sot shqiptarët e mbajnë Maqedoninë që të mos bashkohet me botën serbeHistorike! Shkëndija ngjitet në Ligën e parë – Haraçinasit mposhtën Pelisterin në ndeshjen e balotazhitAlarmante në RMV: Mbi 30% e fëmijëve mbipeshë, ushqimi i pashëndetshëm dominon në shkollaUlet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni, ja nga kur qytetarët do të paguajnë faturat më të liraKushëriri i ngacmon burrë e grua – burrin e sulmon fizikisht, ndërsa gruan e prekë në trup, ja ku ka ndodhur ngjarjaArrestohet një qytetar i Maqedonisë, kërcënoj me jetë një kryetar komuneRreth 20 nxënës dhe një mësues përfundojnë te mjeku, dyshohet për helmim ose virusSulmi amerikan ndaj një anijeje të dyshuar me drogë vret tre persona në Paqësorin lindorGeorgievski: Sot shqiptarët e mbajnë Maqedoninë që të mos bashkohet me botën serbeHistorike! Shkëndija ngjitet në Ligën e parë – Haraçinasit mposhtën Pelisterin në ndeshjen e balotazhitAlarmante në RMV: Mbi 30% e fëmijëve mbipeshë, ushqimi i pashëndetshëm dominon në shkollaUlet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni, ja nga kur qytetarët do të paguajnë faturat më të liraKushëriri i ngacmon burrë e grua – burrin e sulmon fizikisht, ndërsa gruan e prekë në trup, ja ku ka ndodhur ngjarjaArrestohet një qytetar i Maqedonisë, kërcënoj me jetë një kryetar komune
Lajmi ditës

Daut Memishi jep lajmin: Komuna e Tearcës fiton projekte mbi 9 milionë denarë për përmirësimin e infrastrukturës

Daut Memishi jep lajmin: Komuna e Tearcës fiton projekte mbi 9 milionë denarë për përmirësimin e infrastrukturës

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se komuna ka siguruar projekte në vlerë prej 9.202.722 denarësh përmes Byrosë për Zhvillim Rajonal. Sipas Memishit, këto mjete do të shfrytëzohen për realizimin e projekteve infrastrukturore që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës në vendbanimet e komunës dhe modernizimin e infrastrukturës lokale.


“Ky sukses paraqet një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe avancimit të infrastrukturës lokale në komunën tonë”, ka theksuar ai.
Ai shtoi se projektet do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, duke krijuar një ambient më funksional dhe më të mirë për banorët e Tearcës.


Në njoftimin e tij, Memishi theksoi se komuna do të vazhdojë me angazhim, transparencë dhe përkushtim maksimal për të sjellë investime të reja dhe projekte zhvillimore për komunën e Tearcës.

Ndaj / Сподели