LAJME
Ziadin Sela nuk e mbështet Arkin Jahijin e BDI-së, LSH nuk hyn në garë për BërvenicënKaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikëHati i TikTokut ‘del’në dosjen e Ergys Agasit, raportohet se është inçizuar duke dalur nga zyra e tij?!Dolën me radar në rrugë, policisë i prishet vetura në Xhepçisht – Karroteci e largon nga vendi!Trump: Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftësPromovohet kandidatura e Arkin Jahijit për Bërvenicën, në fotografi edhe fëmijë të mitur në tubim!Saranda Imeri Stafai sulmon Ali Ahmetin: Loboi për Gjykatën speciale, sot proteston kundër veprimeve të veta!Aleksander Vuçiq jep dorëheqje si President i SerbisëZiadin Sela nuk e mbështet Arkin Jahijin e BDI-së, LSH nuk hyn në garë për BërvenicënKaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikëHati i TikTokut ‘del’në dosjen e Ergys Agasit, raportohet se është inçizuar duke dalur nga zyra e tij?!Dolën me radar në rrugë, policisë i prishet vetura në Xhepçisht – Karroteci e largon nga vendi!Trump: Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftësPromovohet kandidatura e Arkin Jahijit për Bërvenicën, në fotografi edhe fëmijë të mitur në tubim!Saranda Imeri Stafai sulmon Ali Ahmetin: Loboi për Gjykatën speciale, sot proteston kundër veprimeve të veta!Aleksander Vuçiq jep dorëheqje si President i Serbisë
Lajmi ditës

Si ndihmoi fushata e dezinformimit të CIA-s për shpëtimin e pilotit të rrëzuar amerikan në Iran?!

Si ndihmoi fushata e dezinformimit të CIA-s për shpëtimin e pilotit të rrëzuar amerikan në Iran?!

Zyrtarë amerikanë konfirmuan për “FOX News” se Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së (CIA) kreu një fushatë të gjerë dezinformimi, e cila ishte pjesë e misionit të Uashingtonit për të shpëtuar pilotin amerikan që u rrëzua në Iran, raporton A2CNN.

Kujtojmë që avioni F-15 u godit nga forcat iraniane në juglindje të Iranit. Piloti, emri i të cilit nuk është bërë ende publik, ishte një nga dy anëtarët e ekuipazhit të F-15-së në momentin e rrëzimit. Një ekip ushtarak amerikan arriti të shpëtonte pilotin në fjalë brenda ditës, ndërsa anëtari i dytë i ekuipazhit mbeti i bllokuar në zonën malore për 36 orë para se të shpëtohej nga forcat amerikane. Fushata e CIA-s përfshinte përhapjen e informacioneve brenda Iranit se forcat amerikane e kishin gjetur pilotin dhe po e transportonin në rrugë tokësore, duke ngatërruar forcat dhe udhëheqjen iraniane në përpjekjet e tyre për ta gjetur. Ndërsa autoritetet iraniane u përballën me këto dezinformata, inteligjenca amerikane arriti të lokalizonte pilotin dhe të lehtësonte një mision shpëtimi nga forcat speciale.

“Ishte skenari i ‘gjilpërës në kashtë’,” tha një zyrtar amerikan për FOX News. “Një amerikan i guximshëm, i fshehur brenda një honi në mal, i padukshëm për mjetet konvencionale, por i zbuluar përmes inteligjencës së CIA-s.”

Përveç fushatës së inteligjencës, misioni i shpëtimit përfshiu qindra pjesëtarë të forcave speciale, dhjetëra avionë luftarakë dhe helikopterë amerikanë.

Ndaj / Сподели