Lajmi ditës

Tragjedi në Gjermani: Humb jetën 22-vjeçari Admir Jusufi nga Reçica e Vogël

Tragjedi në Gjermani: Humb jetën 22-vjeçari Admir Jusufi nga Reçica e Vogël

Një lajm i rëndë ka tronditur familjarët, miqtë dhe bashkëfshatarët e Admir Jusufit nga Reçica e Vogël. 22-vjeçari ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me katër rrota (ATV).


Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet gjermane po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Vdekja e hershme e Admir Jusufit ka pikëlluar të afërmit dhe gjithë komunitetin shqiptar, të cilët po shprehin ngushëllimet e tyre për familjen e të ndjerit. Familjes Jusufi i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Ndaj / Сподели