Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çiflik të Tetovës, në territorin e Komunës së Zhelinës.
Sipas informacioneve fillestare, hajdutët kanë hyrë në dy shtëpi të një familjeje që ndodhet në Gjermani. Ata kanë vjedhur shumë gjëra, ndërsa në mesin e sendeve të vjedhura është edhe vetura që shihet në foto, një BMW me targa TE 0320 AK.
Për më shumë informacione pritet njoftimi zyrtar nga policia. Ekipet policore kanë kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve.
Nëse dikush ka parë veturën ose ka informacion që mund të ndihmojë, mund ta denoncojë rastin në polici./TetovaNews
