Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një tubim në qendër të Tetovës, ku e pranishme ishte edhe deputetja dhe zyrtarja e lartë e partisë, Albulena Haxhiu, shkruan Tema.mk
Para qytetarëve të mbledhur, Haxhiu u bëri thirrje shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që posedojnë shtetësi të Kosovës të marrin pjesë në procesin zgjedhor të 7 qershorit dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Ajo theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke vlerësuar se angazhimi i mërgatës dhe i qytetarëve me shtetësi të Kosovës që jetojnë jashtë vendit mbetet i rëndësishëm për proceset demokratike.
Tubimi i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Tetovë mblodhi simpatizantë dhe mbështetës të shumtë, ndërsa në fokus të fjalimeve ishin zhvillimet politike në Kosovë dhe mobilizimi për zgjedhjet e ardhshme./Tema.mk/
Lajmi ditës
Albulena Haxhiu nga Tetova fton shqiptarët me shtetësi të Kosovës të votojnë më 7 qershor
