Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Republikës së Kosovës.Ai pretendon se një veprim i tillë do të nënkuptonte njohjen formale të pavarësisë së Kosovës dhe do të shënonte, sipas tij, fillimin e fundit të shtetit serb.“Vetëm ta keni parasysh se dorëzimi i Radoiçiqit apo i kujtdo tjetër në Prishtinë, në çfarëdo forme, do të nënkuptonte njohjen e shtetit të Kosovës dhe fillimin e fundit të shtetit serb. Kjo nuk do të ishte kapitullim, por njohje de jure e Kosovës. Nuk bëhet fjalë për njohje indirekte, por për njohje formale juridike të shtetit të Kosovës”, deklaroi Vuçiq.
Lajmi ditës
Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës
