Lajmi ditës

Aksion i policisë në disa qytete, 13 të arrestuar!

Aksion i policisë në disa qytete, 13 të arrestuar!

13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë dhe Shtip. Gjatë kontrolleve, policia u ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë, materie të bardhë pluhur dhe në formë kokrrizash, tableta dhe sende me përmbajtje pluhuri.

Nëntë persona janë arrestuar vetëm në Shkup, pasi tek ata janë gjetur marihuanë dhe materie të dyshuara narkotike. Në burgun e Prilepit, gjatë kontrollit të një të burgosuri 32-vjeçar, janë gjetur materie pluhur, disa tableta me ngjyra të ndryshme dhe sende me përmbajtje pluhuri.

Ndaj / Сподели