LAJME
Albulena Haxhiu të martën në Shkup, takon Mickoskin, Siljanovskën dhe GashinGruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tijEdi Rama në vend që të dorëhiqet vet, jep urdhër për shkarkimin e të gjithë drejtorëve!Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektinAgim Islamit të rastit “Alfa” që gjendet në burg – raportohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore!Rama e largon Kurtin dhe Mickoskin nga fotografia familjare e samitit në BudvaPresidentja e kthen Ligjin për Specialen në Kuvend, me kërkesë të PDK-sëSKANDAL: Kallëzim penal ndaj dy punonjësve të Urgjencës në Tetovë, dyshohen se nuk i ofruan ndihmë të lënduarit në DobroshtAlbulena Haxhiu të martën në Shkup, takon Mickoskin, Siljanovskën dhe GashinGruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tijEdi Rama në vend që të dorëhiqet vet, jep urdhër për shkarkimin e të gjithë drejtorëve!Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektinAgim Islamit të rastit “Alfa” që gjendet në burg – raportohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore!Rama e largon Kurtin dhe Mickoskin nga fotografia familjare e samitit në BudvaPresidentja e kthen Ligjin për Specialen në Kuvend, me kërkesë të PDK-sëSKANDAL: Kallëzim penal ndaj dy punonjësve të Urgjencës në Tetovë, dyshohen se nuk i ofruan ndihmë të lënduarit në Dobrosht
Lajmi ditës

Krim i dyfishtë në Athinë: Burri vr-et të dashurën 45-vjeçare dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohet se janë shqiptarë

Krim i dyfishtë në Athinë: Burri vr-et të dashurën 45-vjeçare dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohet se janë shqiptarë

Krim për xhelozi duket se është arsyeja e vdekjes së dy personave në lagjen Nea Zmirni të Athinës.

Sipas burimeve ekskluzive të Top Channel të siguruara nga korrespondenti Artur Bibe, dy viktimat dyshohet se janë shqiptarë. Viktima 45-vjeçare, sipas policisë ka kartë identiteti greke, por ka lindur në Shqipëri.

Burimet i thanë Top Channel se çifti pati një sherr jashtë hyrjes së pallatit dhe në vazhdim burri nxori një pistoletë dhe shtiu disa herë me të mbi gruan 45-vjeçare, duke e lënë të vdekur në vend në korridorin e ndërtesës.

Pak më vonë, me të njëjtën armë i dha fund edhe vetes, duke u qëlluar në kokë. Arma u gjet nën trupin e viktimës, ndërsa mjeku ligjor që këqyri trupat tha se bëhet fjalë për ekzekutim dhe vetëvrasje.

Në pallatin ku u gjetën viktimat ka kamera sigurie, të cilat kanë filmuar ngjarjen, ndaj tashmë policia nuk ka asnjë dyshim për autorësinë e ngjarjes.

Mësohet se në zonë banonte vajza e 45-vjeçares, ndërsa deri tani nuk rezulton se bëhet fjalë për bashkëshortë, por për një lidhje me gjasa erotike që përfundoi me aktin ekstrem të vrasjes./TCH

Ndaj / Сподели