Lajmi ditës

ZNAM-i si BDI-ja, nuk e pranon Provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe!

ZNAM-i si BDI-ja, nuk e pranon Provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe!

Kur ZNAM e quan provimin e jurisprudencës në shqip „vijë të kuqe“, ndërsa BDI në qeverisjen e saj pati tetë ministra drejtësie dhe nuk lëvizi asnjë gur, shqiptarët e kanë të qartë lojën. Sot, sytë janë drejtuar nga ministri i ri, Jeton Shasivari, i cili deklaroi se po i numëron ditët për të hequr këtë barrierë gjuhësore 35-vjeçare.Pyetja është e thjeshtë: Kush po e mbron realisht të drejtën e studentëve dhe kush po e përdor atë si monedhë kusurimi apo si alibi për të fituar kohë?Për ZNAM-in, kjo është vijë e kuqe. Për BDI-në, për 22 vjet me radhë, mbeti vetëm një premtim i shkelur. Heshtën kur kishin timonin e pushtetit, zhurmojnë sot në opozitë. Por studentët nuk kanë nevojë as për lot krokodili e as për zvarritje të reja. Kanë nevojë për zgjidhje të prerë ligjore.Gjuha shqipe në provimin e jurisprudencës nuk është as lëmoshë, as pazar politik e as temë për rejtingun politik. Është barazi, dinjitet dhe respektim i kushtetutës dhe ligjit.Rinia nuk do të paguajë më faturën e dështimeve dhe kalkulimeve të askujt!

Ndaj / Сподели