Muzafer Fetahi, 19-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë me motor mbrëmjen e së premtes në Shkup, ka tronditur familjarët, miqtë dhe të njohurit e tij.
Aksidenti ndodhi në kryqëzimin mes bulevardit “Nikola Karev” dhe rrugës “Prohor Pçinski”, ku i riu pësoi lëndime fatale.
Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar pikëllim të madh, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi dhe lamtumire.
“Sot nga kjo botë u nda vëllai ynë Muzafer Fetahi. Allahu e mëshiroftë dhe, në dashtë Zoti, e shpërbleftë me shkallët më të larta të Xhenetit. Amin. Xhenazja do të falet pas namazit të ikindisë në xhaminë ‘Jahja Pasha’, ndërsa varrimi do të bëhet në fshatin Vërzhallë”, ka shkruar një nga miqtë e tij.
Ngjarja ka lënë pas dhimbje të thellë tek familja dhe të afërmit e të ndjerit.
Lajmi ditës
E dhimbshme: Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik me motor në Shkup
