Më 25 maj 2026, në ora 14:05, në fshatin Kamënjan, zyrtarët policorë nga Njësia Policore Kamënjan kanë privuar nga liria V.I. (44) nga i njëjti fshat, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “kallëzim i rremë i një vepre penale”.
Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës, ku po zhvillohet procedura e mëtejshme. Ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Lajmi ditës
Arrestohet 44-vjeçari nga Kamjani, dyshohet për kallëzim të rremë
