LAJME
KSHZ refuzon kundërshtimin e VMRO-së për vendvotimin në ÇellopekVMRO kërkon prishjen e një vendvotimi në Çellopek, ja detajet!Alarm për bomba në qiellin evropian, tre avionë të Ryanair detyrohen të ulen në BullgariNdryshimet kushtetuese mbeten pengesa kryesore për Maqedoninë: Çfarë thuhet në raportin e ri të Komisionit Evropian?Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e graveUdhëheqësi i një firme për kontrolle teknike në Tetovë i dyshuar për përvetësim të 41,5 milionë denarëve në mënyrë antiligjoreErjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçaritNetanyahu: Një qeveri e majtë e mbështetur nga partitë arabe do ta shkatërronte Izraelin nga brendaKSHZ refuzon kundërshtimin e VMRO-së për vendvotimin në ÇellopekVMRO kërkon prishjen e një vendvotimi në Çellopek, ja detajet!Alarm për bomba në qiellin evropian, tre avionë të Ryanair detyrohen të ulen në BullgariNdryshimet kushtetuese mbeten pengesa kryesore për Maqedoninë: Çfarë thuhet në raportin e ri të Komisionit Evropian?Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e graveUdhëheqësi i një firme për kontrolle teknike në Tetovë i dyshuar për përvetësim të 41,5 milionë denarëve në mënyrë antiligjoreErjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçaritNetanyahu: Një qeveri e majtë e mbështetur nga partitë arabe do ta shkatërronte Izraelin nga brenda
Lajmi ditës

Kasami: Keqardhje për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e vërteta historike e luftës çlirimtare nuk rishkruhet

Kasami: Keqardhje për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e vërteta historike e luftës çlirimtare nuk rishkruhet

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka shprehur keqardhje të thellë për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përmes një reagimi, Kasami ka deklaruar se vendimi është i rëndë për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët, sipas tij, kanë dhënë kontribut në luftën për çlirimin e Kosovës dhe vazhdojnë të jenë larg familjeve të tyre. “Ky aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Kasami. Ai e ka cilësuar luftën çlirimtare në Kosovë si “pjesën më të lavdishme të historisë sonë kombëtare”, ndërsa ka shprehur pritjen që vendimi të rishqyrtohet në Apel. “Presim që Apeli ta rishqyrtojë dhe ta rrëzojë këtë vendim”, ka theksuar Kasami. Në reagimin e tij, bashkëkryetari i VLEN-it ka shprehur solidaritet me familjet e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, me bashkëluftëtarët e tyre dhe me të gjithë ata që, siç thotë ai, e përjetojnë këtë ditë me dhimbje. “Historia e Kosovës është histori e një populli që luftoi për liri. Dhe kjo histori nuk rishkruhet”, përfundon Kasami. Gjykata Speciale në Hagë shpalli sot aktgjykimin në shkallë të parë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, ku të gjithë së bashku u dënuan me 81 vite burgim në një proces që kishte nisur në prill të vitit 2023.

Ndaj / Сподели