Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka folur për punën dhe avancimet e realizuara në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë dy viteve e gjysmë të fundit.I ftuar në emisionin “Debat në Shenja”, Iseni tha se gjatë kësaj periudhe janë avancuar 428 zyrtarë policorë shqiptarë, duke e cilësuar këtë si një rezultat rekord.“Unë i respektoj perceptimet e qytetarëve, por njëkohësisht i ftoj qytetarët që të shohin punët që i kemi bërë gjatë këtyre dy viteve e gjysmë. Me zërin tim u avancuan 428 shqiptarë, zyrtarë policorë që është rezultat rekord për dy vite, që nuk ka qenë asnjëherë”, deklaroi Iseni.Ai theksoi se përveç avancimeve në polici, gjatë mandatit janë realizuar edhe punësime në shërbimet administrative dhe në radhët e zyrtarëve policorë.“Mbi 50 punësime në shërbimet administrative, mbi 100 punësime te zyrtarët policorë”, tha Iseni.Sipas tij, kabineti i tij ka iniciuar edhe hapjen e pikave “One Stop Shop”, me qëllim lehtësimin e shërbimeve për qytetarët.“Kabineti im inicioi që të hapet ‘One Stop Shop’ në Bllacë dhe Jazhincë, në Republikën e Kosovës dhe shumë shpejt presim që të bëhet hapja solemne edhe e ‘One Stop Shop’ me Shqipërinë në Qafë Thanë dhe Bllatë”, u shpreh ai.Iseni bëri të ditur gjithashtu se janë në pritje të hapjes së “One Stop Shop” në Bellanoc, ndërsa gjatë këtij mandati, sipas tij janë hapur edhe tetë njësi të shërbimeve administrative.“Prej të cilave pesë njësi të shërbimeve administrative janë në vendet rurale”, deklaroi zëvendësministri Iseni.
Lajmi ditës
Iseni: Avancuam 428 shqiptarë në polici- një rezultat rekord
