Irani ka njoftuar se do t’u japë përparësi kalimit në Ngushticën e Hormuzit anijeve që respektojnë protokollet e reja dhe paguajnë kostot e shërbimeve të sigurisë. Deklarata u bë nga një zyrtar i lartë iranian.
Sipas tij, duke qenë se numri i anijeve të lejuara për kalim është i kufizuar, prioritet do t’u jepet atyre që reagojnë më shpejt ndaj rregullave të reja. Anijet që nuk kryejnë pagesat do të “shtyhen” dhe mund të përballen me vonesa.
Ndërkohë, pasi kishte njoftuar më herët hapjen e ngushticës, Irani ka rivendosur sërish kufizime, duke përmendur si arsye bllokadën amerikane dhe shkelje të përsëritura të armëpushimit.
