Dizeli shtrenjtohet me 5,5 denarë, ndërsa benzinat ulen me 1,5 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energji.
Kështu, çmimi i ri i dizelit do të jetë 104,5 denarë për litër. Benzina 95-oktane do të shitet me 99 denarë, ndërsa ajo 98-oktane me 101 denarë për litër.
