Lajmi ditës

SKANDAL: Asnjë shqiptar në 80 punësimet e reja në Spitalin e Kumanovës!

Asnjë shqiptar në mesin e dhjetëra të punësuarve në Spitalin e Kumanovës. Punësimet e fundit në këtë institucion kanë hapur debat për përfaqësimin etnik, ndërsa drejtori Sasho Stoshevski vazhdon të heshtë. Televizioni Alsat tentoi të vihet në kontakt me të, por gjatë gjithë ditës ishte i pakapshëm.Sipas informacioneve të Alsat, procesi i punësimeve është zhvilluar në disa faza.Fillimisht, 10 persona kanë marrë vendime para dy muajsh, më pas janë angazhuar 7 persona me kontrata para një muaji dhe 7 të tjerë para një jave. Ndërsa ditë më parë janë angazhuar edhe 62 persona me kontrata. Sipas të dhënave që posedojmë, të gjithë rreth 80 të punësuarit, janë të përkatësisë etnike maqedonase. Sipas opozitës, ky rezultat vjen si pasojë e premtimeve të rrejshme të VLEN-it që balancuesin do ta kthejnë në fuqi ligjore.

Ndaj / Сподели