LAJME
Terror në familje në Tetovë, 32-vjeçari kërcënonte prindërit me thikë – arrestohet nga policiaDy raste të ndara të dhunës në familje në Shkup: Vajza dhe djali sulmuan nënat e tyrePolicia ndërhyn pas të shtënave në një aheng familjar, arrestohet një person në BogovinëKush është Abdul El-Sayed? Mjeku mysliman që po bëhet gati për senatin amerikan? Irani dhe Omani bien dakord për një korridor detar në Ngushticën e HormuzitDhjetë vjet nga përmbytjet në Shkup – humbën jetën 22 persona, viktima më e re ishte një fëmijë dyvjeçarPërsëri zjarr në fushat e Tearcës, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme!Arrestohet një 39-vjeçar nga Çellopeku i Tetovës pasi voziste veturën në drejtim të kundërt në autostradën Shkup-VelesTerror në familje në Tetovë, 32-vjeçari kërcënonte prindërit me thikë – arrestohet nga policiaDy raste të ndara të dhunës në familje në Shkup: Vajza dhe djali sulmuan nënat e tyrePolicia ndërhyn pas të shtënave në një aheng familjar, arrestohet një person në BogovinëKush është Abdul El-Sayed? Mjeku mysliman që po bëhet gati për senatin amerikan? Irani dhe Omani bien dakord për një korridor detar në Ngushticën e HormuzitDhjetë vjet nga përmbytjet në Shkup – humbën jetën 22 persona, viktima më e re ishte një fëmijë dyvjeçarPërsëri zjarr në fushat e Tearcës, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme!Arrestohet një 39-vjeçar nga Çellopeku i Tetovës pasi voziste veturën në drejtim të kundërt në autostradën Shkup-Veles
Lajmi ditës

Armëpushimi dhe hapja e Ngushticës së Hormuzit: Çka dihet deri më tash për marrëveshjen Trump-Iran?

Armëpushimi dhe hapja e Ngushticës së Hormuzit: Çka dihet deri më tash për marrëveshjen Trump-Iran?

Sulmi i madh i Amerikës u stopua. Marrëveshja u arrit. Armëpushim dyjavor mes Amerikës e Izraelit në njërën anë, dhe Iranit në anën tjetër.

Kështu bëri të ditur presidenti i Amerikës, Donald Trump.

rump tha se marrëveshja për armëpushim u bë me kusht që Irani të pranojë ta rihapë Ngushticën e rëndësishme të Hormuzit.

“Bazuar në bisedat me Kryeministrin Shehbaz Sharif dhe Feldmarshallin Asim Munir, të Pakistanit, dhe ku ata kërkuan që unë ta ndal forcën shkatërruese që po dërgohej sonte drejt Iranit, dhe me kusht që Republika Islamike e Iranit të pranojë HAPJEN E PLOTË, TË MENJËHERSHME dhe TË SIGURT të Ngushticës së Hormuzit, unë pranoj ta pezulloj bombardimin dhe sulmin ndaj Iranit për një periudhë prej dy javësh. Ky do të jetë një ARMËPUSHIM DYPALËSH!” postoi Trump në Truth Social.

“Arsyeja për ta bërë këtë është se ne tashmë kemi përmbushur dhe tejkaluar të gjitha objektivat ushtarake dhe jemi shumë përpara drejt një Marrëveshjeje përfundimtare lidhur me PAQEN afatgjatë me Iranin dhe PAQEN në Lindjen e Mesme”, shkroi Trump.

“Ne morëm një propozim me 10 pika nga Irani dhe besojmë se është një bazë e zbatueshme mbi të cilën mund të negociohet. Pothuajse të gjitha pikat e ndryshme të mosmarrëveshjeve të mëparshme janë rënë dakord midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por një periudhë dyjavore do të lejojë që Marrëveshja të finalizohet dhe të përmbyllet. Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si President, dhe gjithashtu duke përfaqësuar vendet e Lindjes së Mesme, është një nder që ky problem afatgjatë të jetë pranë zgjidhjes”, shtoi ai.

Ndaj / Сподели