Lajmi ditës

“ALTA banka” në Manastir kufizon pagesat: Limit javor prej 10 mijë denarësh për klientët

“ALTA banka” në Manastir kufizon pagesat: Limit javor prej 10 mijë denarësh për klientët

Klientët e ALTA bankës në Manastir prej sot përballen me kufizime të përkohshme në përdorimin e mjeteve të tyre, pasi Banka Popullore ka vendosur administrim të përkohshëm në këtë institucion financiar.Për personat fizikë është përcaktuar limit javor prej 10.000 denarësh, ku përfshihen pagesat me kartela, faturat dhe blerjet e përditshme. Limiti vlen nga e hëna deri të dielën.Transferet ndërmjet llogarive në vetë bankën mbeten të pakufizuara, ndërsa bankimi mobil dhe elektronik pritet të rikthehen në ditët në vijim.Guvernatori Trajko Sllaveski theksoi se ALTA banka në Bitolë vazhdon të ketë licencë për punë dhe është likuide e mirëkapitalizuar. Masat janë ndërmarrë pas revokimit të licencës së ALTA bankës në Beograd, aksionare e bankës në Manastir.Ndërkohë, po punohet për shitjen e aksioneve të aksionarit nga Beogradi. Sipas Sllaveskit, katër deri në pesë subjekte kanë shprehur interes për blerjen e tyre, por informacioni është jozyrtar.Administrimi i përkohshëm mund të zgjasë deri në tre muaj. Guvernatori pret që zgjidhja të gjendet më herët, ndërsa klientët që kanë kredi në bankë duhet të vazhdojnë t’i përmbushin me kohë detyrimet e tyre.

Ndaj / Сподели